Të tjera foto kanë dalë që tregojnë më tepër për jetën që bënte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo. Në resortin e tij, shfaqen grupe djemsh të cilët një pjesë e tyre janë të armatosur, pjesë e një videoklipi dhe e reklamonin këtë edhe në rrjetet sociale. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".
Lajmi kryesor:
U ekzekutua në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, 1 dekadë mes krimeve! Nga Fast Food- i në pronar i një resorti në Memaliaj
B.K./ReportTv.al