Foto ilustruese

U fut për t’u larë në det, ndërron jetë 42 vjeçari gjerman në Vlorë

3 Shtator 2023, 16:48| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 17:59

  • Share

Një 42 vjeçar gjeman që kishte ardhur me pushime në Shqipëri ka ndërruar jetë këtë të diel në Vlorë sapo ka hyrë për t'u larë në det.

Bëhet fjalë për shtetasin Michael Scherer i cili siç mëson Report Tv ka ndërruar jetë nga infarkti. Kur ambulanca ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, 42 vjeçari ishte pa shenja jete.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit te Vlorës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?