Himarë/ U fut të shuajë sherrin jashtë shërbimit, lë spitalin polici i Pilurit  

28 Gusht 2023, 12:15| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:17

  • Share

HIMARE - Pas 12 ditëve në gjendje të rëndë, lë spitalin polici i Vlorës, Redin Çaushaj i plagosur në fshatin Pilur kur hyri të shuajë konfliktin edhe pse ishte jashtë shërbimit.

Ai do vijojë të mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa efektivi falënderon koleget dhe bluzat e bardha për ndihmën që i kanë dhënë.  

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 15 gushtit, kur efektivi Redin Çaushaj mbeti i plagosur teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë edhe pse ishte jashtë shërbimit.

Efektivi ishte në gjëndje stabël por nuk pranoi të prononcohej. Jashtë kamerave ai ka falenderuar mjekët por dhe kolegët të cilët iu gjendën pranë duke i dhuruar gjak. 

Ishte mbrëmja e 15 gushtit kur efektivi 28 vjeçar me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin dhe ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit kur u godit me thikë në qafë nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri. Ai u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia teksa ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

    Në seancën e gjyqit Mërkuri ka kërkuar ndjesë. 

     Prokuroria e akuzon 60-vjecarin për vrasje me dashje të punonjësit të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë. Kodi Penal parashikon dënim me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. 

    S.G//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • LORA: 28/08/2023 13:12

      Te shkuara ,zoti Redin Jaupi.Lajm I mire rruga deri ne sherimin e plote.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?