Fridman Xhaferraj është 25 vjeçari i gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Dyshohet se ai mund jetë vrarë pasi është goditur me një mjet të fortë. 25 vjeçari ka qenë dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi". Më parë ai u ka vënë zjarrin tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi". Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lajmi kryesor: