Fqinji i 42- vjeçarit, Rigels Kaso, nga Bilishti i cili u dhunua dhe u la në rrugë ditën e sotme në Tiranë, deklaron se ditët e fundit nuk ka pasur komunikim me 42- vjeçarin.
Ai u shpreh se e njeh atë si një njeri të shkëlqyer dhe se jetonte vetëm.
“Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendjen do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu. Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen, pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisnin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, bile s’na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë, se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tiranë. Si njeri është i shkëlqyer”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Dhunohet 42-vjeçari në Tiranë, lihet në mes të rrugës! Ende asnjë autor i identifikuar
S.B/ReportTv.al