Personi i gjetur në rrugë në Vlorë me prerje fyti, u transportua dje në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Pritet rikuperimi i personit me qëllim që ti merret dëshmia për zbardhjen e ngjarjes.
Mbetet e paqartë pista e hetimit pasi një burim për Report Tv u shpreh se personi mund të ketë therur veten, por një burim tjetër shtoi se nuk ekziston mundësi që një prerje të thellë në fyt ta bëjë një person vetë pasi që në kontaktin e parë me thikën do kishte humbur ndjenjat dhe s'do kishte mundur që të vazhdonte ta dëmtonte kaq shumë veten.
Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk ka ardhur dikush në polici të interesohet për të plagosurin dhe personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete.
Nuk dihet nëse ka patur nje sherr nga i cili atij i është prerë fyti. Ngjarja mund të zbardhet e plotë vetëm pas dëshmisë së të plagosurit pas rikuperimit kur të jetë në gjendje që të flasë.