Vlorë/ U helmuan pasi konsumuan ushqime të prishura gjatë turit në Sazan, 41 adoleshentë polakë lënë spitalin! Anija gjobitet me 600 mijë lekë

26 Gusht 2023, 09:30| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 14:31

  • Share

VLORE- Adoleshentët polakë që u helmuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë sot kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore. Shkaqet e helmimit pritet të dalin nga ISHP pas analizimit të mostrave ushqimore, megjithatë masa e parë është marrë! Anija turistike “Black Pearl” u gjobit me 600 mijë lek pasi ofronte ushqime pa pasur leje për kuzhinë. 

Mëngjesin e kësaj të shtune adoleshentët polakë lanë urgjencën e spitalit të Vlorës dhe u nisëm me autobusë drejt Shkodrës ku janë akomudar për pushime. 

Ata u paraqitën një natë më parë me shenja helmimi, si marrje mendsh, diare e të vjella. Një situatë e paprecedentë në urgjencë me shumë pacientë në serume. Shumica prej tyre pasi morën ndihmën e parë u transportuan në një hotel të Vlorës për të kaluar natën, ndërsa 7 prej tyre u mbajtën në kujdes mjekësor deri sot në mëngjes.

Për helmimin masiv të turistëve polakë ka nisur një hetim epidemiologjik dhe analizat po kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Pacientët janë pyetur nga inspektorët e shëndetit publik për ushqimet që kanë konsumuar dhe për itinerarin që kanë kryer gjatë ditës së premte. Nga deklarimet mësohet se një grup prej 115 polakësh po zhvillonin udhëtim turistik ne Shqipëri. Kanë qëndruar fillimisht në një resort të Shkodrës dhe të premten me autobusë kanë mbërritur në Vlorë. Prej andej me anijen turistike “Black Pearl” kanë vizituar Sazanin dhe Karaburunin. Teksa kanë marrë autobusët për tu kthyer në Shkodër, rreth 30 prej tyre nuk janë ndier mirë dhe kanë përfunduar në urgjencë. 

Te helmuarit te gjithë te moshës 15-16 vjeç kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim ne anijen turistike “Black Pearl”, si fileto e sallate.

Nga kontrolli që ka kryer Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka rezultuar se anija kishte hapur një kuzhine jashtë rregullave, pasi nuk e kishte deklaruar këtë shërbim ne QKR. Për këtë shkelje u gjobit me 600 mijë lek. Ndërsa shkaku i helmimit ende nuk është zbuluar, pasi pritet përgjigja e analizave për mostrat e ushqimeve nga Instituti i Shëndetit Publik. Hetimi epidemiologjik po kryhet në të gjitha subjektet ku kanë qëndruar turistët polakë.

Ora 10:02
Helmimi i 41 të rinjve polakë në Vlorë, AKU merr mostra ushqimesh nga anija me të cilën shkuan në Sazan! E gjobit me 600 mijë lekë

1693036958_blackpearl.jpeg

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë që përfunduan mbrëmë në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv të rinjtë  kanë konsumuar ushqim në anije. 

Sipas burimeve AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare.

Mësohet se shumica e të rinjve që u paraqitën dje në spital shumica është larguar me të marrë ndihmën mjekësore por u është kërkuar të qëndrojnë në Vlorë derisa të kalojë rreziku dhe të mos nisen drejt Shkodrës.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 26/08/2023 14:17

    ahqiperi te kam dhjere ,,shtet su bere asnjehere...

    Përgjigju
  • gimi: 26/08/2023 13:42

    po AKU si e ka lene te ofroje sherbime kete pa u certifikuar apo lere ce deshe ....aty ske ku ta kerkosh fajin se faj kane te gjithe

    Përgjigju
  • Turi: 26/08/2023 11:14

    Duhet ti hiqet licenca dhe pa te drejte kthimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?