18 të infektuar me koronavirus tek 313-a/ Spitali i burgut në QSUT shndërrohet në COVID!

25 Prill 2020, 11:58| Përditesimi: 25 Prill 2020, 19:30

  • Share

TIRANË - Vatra e të infektuarve me COVID në burgun 313-të në kryeqytet në 24 orët e fundit u zgjerua me 4 raste të reja duke e dërguar në total numrin e të prekurve nga ky institucion i vuajtjes së dënimit në 18. Report Tv mësoi nga burime konfidenciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, se disa nga të burgosurit e infektuar ndodhen në spitalin e burgut që tashmë është shndërruar në një spital COVID.

Por ministria e Drejtësisë në një reagim për Report Tv tha se të gjithë të infektuarit janë të vendosur në karantinë në një pjesë të veçantë te burgu 313-të nën monitorimin e mjekëve për ecurinë. Vetëm nëse do të kenë simptoma dhe nevojë për trajtim, ata do të shtrohen në spitalin e burgut, thanë të njëjtat burime zyrtare.

Pyetur nga Report Tv, edhe ministria e Shëndetësisë mohoi që nga të prekurit me COVID të ketë të shtruar në spitalin e burgut.

"Nëse do të ketë nevojë për trajtim spitalor, sipas planit të ministrisë së Drejtësisë do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë më të specializuar trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID" tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në spitalin e burgut janë 31 shtretër në total. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid 19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

18 të infektuarit janë, italiani, që ishte rasti i parë por që nuk dihet nga u infektua, ndërkohë nga një 13 të tjerët u infektuan dhe 4 rastet e sotme.

Në hyrje të spitalit të burgut që ndodhet në QSUT është vendosur një njoftim që me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it njoftohen familjarët e të dënuarve, që takimet do të ndërpriten. Ata që do të futen do të ndjekin procedurat përkatëse.

Por si lindi vatra e të infektuarve te 313-ta në Tiranë?

 Një italian i dënuar i arrestuar në Durrës si pjesë e organizatave mafioze, ishte i pari i identifikuar me COVID. Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëz nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambienteve të burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat.

Një punonjës po i burgut 313 në Tiranë i prekur nga koronavirusi infektoi edhe prindërit e tij të moshuar në fshatin Vele të Mirditës. Ai kishte vizituar pak ditë më parë prindërit, pa pasur dijeni se ishte i prekur nga coronavirusi, pasi nuk kishte shfaqur shenja klinike. Sot po nga kjo vatër janë shënuar edhe 4 raste të reja në burgun 313-të. 

Njoftimi ne hyrje te spitalit te burgut

Ora 13:26
Të infektuarit te 313-ta/ ISHP: U izoluan në mjedise të veçanta pa kontakte me të tjerët

Report Tv pyeti sot Institutin e Shëndetit Publik se ku po trajtohen të dënuarit që janë prekur me koronavirus dhe cili do të jetë protokolli që do të ndiqet? Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se aktualisht personat që kanë rezultuar pozitive brenda burgut janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër, por nuk ka detaje se ku janë izoluar, në cilat ambiente.

Sipas ISHP-së gjendja e tyre është e mirë, por është parashikuar që nëse do të ketë nevojë për trajtim, do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID.

"Personat që kanë rezultuar pozitive brenda burgut sipas planit të masave të ministrisë së Drejtësisë dhe Shëndetësisë janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër. Aktualisht gjendja e tyre është e mirë pa shenja klinike, nëse do të ketë nevojë për trajtim spitalor, sipas planit të ministrisë së Drejtësisë do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë më të specializuar trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID" tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pra sipas ISHP-së nuk janë shtruar, por ndryshe nga sa deklaroi Genta Qirjako, Report Tv mësoi se të 18 të prekurit janë transportuar në spitalin e burgut në QSUT. Pyetjes se çfarë do të bëhet me spitalet COVID me lehtësimin e masave, ISHP u përgjigj "Me lehtësimin e masave spitalet COVID do të vijojnë të jenë të tilla madje ministria e Shëndetësisë po merr masa për zgjerimin e kapaciteteve spitalore".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nino: 25/04/2020 12:54

    Kur flitet per karantine ne popull burgjet qe jane te mbyllura krijojne vater te covitit, kjo tregon qe situata ne burgje eshte jashte kontrollit prandaj ai drejtori me musteqe duhet ti presi musteqet te behet si Bujar Nishani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?