Aleksandër Gjoka

Kronikë

U kap i dehur në timon, lirohet Aleksandër Gjoka

24 Dhjetor 2019, 12:39| Përditesimi: 24 Dhjetor 2019, 12:44

  • Share

TIRANE- Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' një ditë pasi u vu në pranga nga policia në kryeqytet, sepse drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi i tij u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, rreth 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin tip ‘Chevrolet” i dehur.

Shërbimet e policisë i kanë bërë test alkooli 60-vjeçarit, ku ka rezultuar se këngëtari i njohur kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara për të drejtuar automjetin, ku nga testi doli 0.66 mg/l.

Komento

Komente

  • ToniCH: 24/12/2019 14:19

    Pse? Si te gjithe te tjeret edhe ai!!! Shtet...! Rrofte Protektoriati!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?