'Do shkoja në Ksamil, qesen ma dhanë në Vorë, nuk e dija çfarë kishte'! U kap me 4 mina në Vlorë, zbardhet dëshmia e Petrit Ndojit

15 Shtator 2023, 13:25| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 14:18

  • Share

 1694590619_vlore.jpg
Petrit Ndoji, i cili u arrestua tre ditë me parë pasi u kap me 4 mina me detonatorë ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ashtu sikurse ka deklaruar edhe në komisariat ditën e arrestimit, 51-vjeçari nga Lezha ka mohuar të këtë lidhje me shitjen dhe prodhimin e lëndëve plasëse.

Sipas tij ditën e arrestimit ai po shkonte në Ksamil, kur është ndaluar në Vorë për të marrë një qese që sipas tij nuk e dinte se çfarë kishte brenda, e që më pas rezultoi të ishin minat për të cilat ai është vënë në pranga.

Avokati i Ndojit tha se 51-vjeçari para haetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me vepren qe i atribuohet.

"Në seancë nuk ka bërë deklarim, por pranë hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprën që i atribuohet, është agjent imobiliar. I është ngritur kurth nga ndonjë agjent apo bashkëpunëtor i policisë. Nëpërmjet bashkëpunëtorit ka marrë qesen në Vorë pa e ditur se çfarë kishte brenda dhe do e çonte në Ksamil. Dhe thotë se s’ka lidhje me autorësinë e kësaj vepre”, ka deklaruar avokati mbi dëshminë e Ndojit para hetuesve.


Lajmi kryesor:

U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, Gjykata e Vlorës lë në burg 51-vjeçari nga Lezha


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?