Vlorë-Gjykata e Vlorës ka vendosur sot (22 shkurt) masën e sigurisë” Arrest në burg” për Endrit Sadedinin.
Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Xhelili seanca është drejtuar nga gjyqtare Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi, kërkesën e Prokurorise së Vlorës.
Ndaj Sadedinit rëndon akuza ‘Armëmbajtje pa leje’.
Më 19 shkurt blutë e Vlorës zhvilluan dy operacione të ndryshme qytet, ku si rezultat u vendos në pranga 38-vjeçari, Endrit Sadedini, i konsideruar me rrezikshmëri te lartë shoqërore teksa po ashtu u zbuluan edhe 2 shtëpi bari.
Në momentin e arrestimit, Sadedini tentoi të qëllojë në drejtim të policisë.
Sadedini është emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021.
Ndërkohë përsëri në 2019, atij iu është vendos një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.
Komente
