Foto ilustruese

U kap me kokainë, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Vlorë

5 Maj 2023, 13:40| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:45

  • Share

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Vlorës, pasi gjatë një kontrolli fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

39-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës.

Gjithashtu një tjetër person është arrestuar në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në lagjen “28 Nëntori”, është përfshirë në një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale.  

I moshuari me iniciale Sh. K., 63 vjeç është vënë në pranga nga policia.

Ndërsa një 33-vjeçarështë vënë nën hetim pasi ka bërë një njoftim të rremë, në sallën operative të komisariatit Vlorë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?