Kronikë
Top 24

U kap në Kakavijë me letra false, burg të ‘fortit’ të Shkodrës, i del dënimi 12 vite për drogë në Itali

27 Korrik 2018, 11:45| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 18:50

  • Share

GJIROKASTËR-Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të lerë në burg Lulzim Kullën, të njohur si i ‘forti’ i Shkodrës. Ai u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi që të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ai tentoi të kalonte drejt Greqisë me një identitet të ri me emrin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip "Audi". Kulla nuk bëri rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale. Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj.

Atentati me tritol 6 muaj më parë
42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 janarit 2018. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë , Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. Nga shpërthimi u dëmtuan disa biznese aty pranë. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla kishte në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira.

Por kush është Lulzim Kulla?
Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si "i forti" i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh. Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus" të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 27/07/2018 15:31

    Mos e leshoni pa zbulu dhe disa vrasje ne shkoder ku ka gisht. Ky njeri nuk duhet me dal ma prej burgu. Ka vra , ka plagos, ka vjedh, ka vu gjoba e ska lan gja pa ba. E din gjith shkodra dhe nji femi 10 vjec e din kush asht e shteti jo. Turp

    Përgjigju
  • Luli: 27/07/2018 15:01

    Edhe spiun edhe i fort!!! hajt mos u merzit se ta po del shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?