Ish-deputeti Kastriot Islami i cili u shoqërua në polici pasi është kapur pa maskë duke lëvizuer në një rrugicë pranë lagjes së tij është liruar nga komisariati numër 2 pasoi u mbajt më shumë se 1 orë.
Ai ka marrë gjobë për mosmbajtje maske si dhe po procedohet për mosbindje dhe fyerje të punonjësve të policisë.
Arsyeja e shoqërimit ka qenë se pasi ka refuzuar që të t'u tregojë policëve kartën e identitetit edhe i ka ofenduar ata.
Lajmi kryesor:
U kap pa maskë dhe ofendoi policët, Islami lirohet nga komisariati pas 1 ore dhe 'zë mend'! Ish-deputeti: Po bëja ecje me veshje sportive, gjykoj se Rama më izoloi forcërisht
//ReportTv.al