Kronikë

Vlorë/ U kapën me 577 kg kanabis në gomone, 40 ditë burg për tre trafikantët (VIDEO)

27 Maj 2021, 11:03| Përditesimi: 27 Maj 2021, 13:49

  • Share

VLORË- Burg me afat 40 ditë ka dhënë Gjykata e Vlorë për 3 të arrestuarit për 577 kg kanabis në gomonen e kapur në 23 maj. 

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Mandi Begajn, 43 vjeç, Herman Muçajn, 27 vjeç, Ëngjëllush Mukajt 34 vjeç, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike. Mandi Begaj, rezulton dhe me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar me pistoletë pa leje në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”. 

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia. Droga prej 577 kg u gjet në gomone  e gjatë 9 m, një pjesë në formë çokollate, rreth 200 kg.

Gomonia ku u kap droga

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?