Foto ilustruese

Kronikë

U kapën me armë zjarri pistoleta, vihen në pranga dy persona në Vlorë

27 Mars 2021, 09:30| Përditesimi: 27 Mars 2021, 09:38

  • Share

VLORË- Dy persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të befasishme të kryera nga policia, pasi u janë gjetur edhe sekuestruar armë zjarri pistoletë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vënë në pranga Jetmir Aliaj dhe Sandri Sulaj, poseduesit e armëve të zjarrit.

Sipas bluve të Vlorës, si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi Sandri Sulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. 34-vjeçari ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Aliaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Armët e sekuestruara

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?