Arrest me burg për xhaxhain e nipin, Fatjon dhe Ergys Gjonaj që u kapën me 2 mina me telekomandë tre ditë më parë në hyrje të qytetit të Vlorës.
Seanca gjyqësore u mbajt sot në orën 09:30 minuta. Prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin dhe ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.
Masë e cila u la në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.
Xhaxha e nip u arrestuan në hyrje të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e 9 gushtit 2023, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre u zbulua se kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin.
Të dy janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës, ndërsa rezultojnë banues në Laç.
Konkretisht, ata i kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin. Këto mina ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 2”.
Zbulimi i këtyre minave me telekomandë, vjen dy ditë pasi Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje kriminale, ku një 35-vjeçar Amarildo Nikolli (Xhanej), u arrestua me një pistoletë silenciator, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës.
Keta duhet te ndjekin strategjine mbrojtese si te vellait te Alketa Vejsiut. Edhe ai u kap si keta dhe ishte nisur per te vrare rivalet e kunatit ne biznes.
Përgjigju