U kapën pa maska në rrugë, gjobiten 1435 qytetarë! Ndëshkohen 49 persona që lëviznin pas orës 22:00

10 Shkurt 2021, 16:00| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 16:10

  • Share

 

Këtë të mërkurë u raportuan 1435 gjoba ndaj qytetarëve të cilët u kapën pa mbajtur maskat në rrugë.

Ata u gjobitën me 3000 lekë e cila do u vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Gjithashtu policia ka ndëshkuar 352 persona që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.


Lajmi kryesor:

SHIFRAT! Mbi 30 mijë 'ndëshkime' për maskat në faturat e dritave! 17 mijë gjoba i kthehen policisë për pasaktësi


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?