Kronikë

U konfliktua me bashkëfshatarin dhe ndezi zjarr, digjet një sipërfaqe me ulllinj! Arrestohet 43-vjeçari në Selenicë (VIDEO)

22 Gusht, 08:49| Përditesimi: 22 Gusht, 09:08

  • Share

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selencië për zjarrvënie. Policia thotë se Elvis Bylyshi ka ndezur zjarr qëllimisht ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, dhe për pasojë është djegur një sipërfae toke me ullinj.

Sipas policisë, nga zjarri u rrezikuan edhe bagëtitë e imëta të bashkëfshatarit.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.", njofton policia. 
 


Lajmi kryesor:

Shiu shuan flakët e vëna nga grupi kriminal në Vlorë, nisen dy helikopterë në Mavrovë e Finiq! Pranga dy zjarrvënësve! 2 vatra në gjithë vendin


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?