Brikel Aliaj në gjykatë

Dera e autoambulancës ku ndodhej kushëriri i tij nuk u hap, lihet në burg i riu që u konfliktua me mjekët dhe policët në Vlorë

22 Qershor 2023, 15:39| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 16:00

  • Share

Gjykata e Vlorës  ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Brikel Alikaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës. Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedentë në spitalin rajonal. 

Shkak për përplasjen mes të arrestuarit dhe forcave të policisë është bërë moshapja e derës së autoabulancës gjersa familjari i tij, Arbër Ferati ishte në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. 

Brikel Aliaj ka reaguar ashpër pasi ka mësuar se i afërmi i tij kishte ndërruar jetë në spital.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht. Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë

Arbër Ferati, 35 vjeç ndërroi jetë të hënën në 19 qershor pasi ra në kontakt me kabujt e tensionit të lartë rrëzuar përtokë, kohën kur po korrte grurin me autokombanjë.

Ai u transportua në gjendje të rëndë me autoabulancë por në momentin që mbërriti në spital, dyert e autoabulancës nuk u hapën duke vonuar dhënien e ndihmës mjekësore për të riun i cili ndërroi jetë pak momente më vonë.

Kjo solli edhe tensione mes familjarëve dhe punonjësve të autoabulancës dhe efektivëve të policisë të pranishëm në spital.

Lajmi në përditësim...

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tomi: 22/06/2023 22:11

    Ngushëllime për fatkeqësinë e madhe. Por ktij dhjarit q iu bie policëve ta varin nga këmbët.po se kan fajin policêt.ai I shkreti ka rën n kontakt me tensionin e lart,e ka pjekur a ka bër shkrumb e hi në vënd.në spital t vlorës i duhen t paktën 20 min nga aty ku ndodhi ngjarja.Personi n spital ka vajt pa jet.pse do e qëllosh stafin apo policin?ata e kan fajin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?