U kthye të shërbente pasi doli në pension, Basha për mjekun e infektuar: Lutjet për shëndetin e Krajës nga zemra e çdo shqiptari

1 Prill 2020, 11:22| Përditesimi: 1 Prill 2020, 11:34

  • Share

TIRANE - Historia e doktor Dhimitër Krajës është frymëzuese jo vetëm për çdo mjek, por për çdo njeri që dita ditës përballet me probleme të ndryshme. Kohë më parë ai doli në pension, por duke parë emergjencën e koronavirusit ai e pa të arsyeshme të rikthehej në krye të detyrës. Për fatin e tij jo të mirë doktor Kraja u infektua me koronavirus.

Për këtë ka shkruar sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shprehet se urimet dhe lutjet për shëndetin e doktorrit po burojnë tani nga zemra e çdo shqiptari.

"Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19", shkruan Basha.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 01/04/2020 12:07

    Infermierin nga Vora qe shkoi vullnetar ne Itali ne vend qe ta lavderonit per gjestin e madh qe beri nuk late fjale pa i thene si pompist roje karnuranti kurse per militantin tuaj ju vjen keq. Per m ne edhe akti i Dr Dhimitrit eshte per tu marre shembull sepse edhe ai te njejten gje beri bile edhe me shume sepse la rehatine la familjen dhe u rikthye prane kolegeve te tij ku kishte punuar per vite te tera.

    Përgjigju
  • A...Zh: 01/04/2020 11:49

    Mire ben qe uron e lutesh per mjeket e infermjeret, por me mire do besh t'i nxjerresh nga vrima mjeket e infermjeret qe jane anetare apo mbeshtetes te partise tende, dhe te shkojne atje ku eshte fronti i luftes. Te bejne ekspertin si skutha te fshehur skutave eshte kollaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?