Kronikë

U la në burg për grabitjen me dhunë tek Rruga e Kavajës, flet Roni Spaho: Isha paguar vetëm për të marrë paratë

8 Maj 2021, 14:22| Përditesimi: 8 Maj 2021, 14:24

  • Share

Roni Spaho u la në burg nga gjykata ditën e sotme, pasi është arrestur për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës.

Spaho është kapur me vlerat monetare (rreth 3 milion lekë të reja), teksa po shkonte t'i merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes.

Mësohet se Spaho ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë dyshohet se ai ka qenë informatori.

Ndërkohë Marian Gjonpalaj dhe Mario Barjami janë dy autorët e tjerë të identifikuar që janë shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e kambistit tek Rruga e Kavajës.


Lajmi kryesor:

Gjykata lë në burg një nga të arrestuarit për grabitjen tek Rruga e Kavajës: Isha paguar vetëm për të marrë paratë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?