Nikoll Sherrniku, personi që policia e prokurua akuzojnë se ka siguruar targat e vendosura në makinën që u përdorë në atentatin e "Don Boskos" nuk ka pranuar akuzën gjatë deklarimeve të tij. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor por ka mohuar të ketë dijeni për atentatin ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, duke argumentuar se kur ngjarja ndodhi më mars, ai ndodhej në burg. Pavarësisht deklaratës, burime nga policia e prokuroria thonë se ka prova të forta që e implikojnë atë dhe se targat në Gjermani janë marrë para gushtit 2022, kur u arrestua në Kune të Lezhës. Nga veprimet hetimore hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore që 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën. Kjo makinë me targa provizore ka hyrë në vendin tonë nga 28-vjeçari duke e sjellë nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Makina rezultonte në emër të tij.
Lajmi kryesor:
Akuzohet se ndihmoi në atentatin në 'Don Bosko', 'ushtari' i Ervis Martinaj, element që mund të zbërthejë ngjarjen: S'kam lidhje
G.MO/ReportTv.al