Pakistanezi i ndaluar nga policia

U largua me vrap pasi i mori çantën me para kambistit, punonjësit e Policisë Bashkiake kapin hajdutin pakistanez

30 Shtator 2023, 12:44| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 13:31

  • Share

Një i ri me origjinë nga Pakistani ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia, në Sarandë dhe ka ikur me vrap.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Sarandës.

Kambisti, Besnik Kola ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi “Te Myrtajt”, të cilën i janë vënë pas hajdutit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjent: 01/10/2023 13:48

    Jo po krahu lir i punes ,jo po jan me te mir se ne , jo po ka pun po ska profesionist ,jo po shqiptari rri ne kafe, mbaji ramsei pakistanezet e irakenet se kto pasoja do kesh.po juve sju gjen gje xhanom se keni bodigardet po mjer populli

    Përgjigju
    • Ana: 03/10/2023 05:34

      Keshtu thoshin dhe thone dhe evropianet per Shqipetaret

  • bravoaty: 30/09/2023 17:11

    sklleverit jan ne te gjith boten njesoj,ne fillim ikin ne nje vend gjejn i pun i shi dhe pastaj fillojn me pun tjera, permirsoni kushtet e jetes dhe te punes qe te ket krah pune shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?