Kronikë
Politikë

U mor i pandehur, Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur! SPAK, organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës

27 Maj, 12:35| Përditesimi: 27 Maj, 13:15

  • Share

Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Meta ka sulmuar SPAK nga burgu. Kreu i Partisë së Lirisë e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.”, shkruan Meta.

Sipas tij, me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Ai thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.  

“Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”, shprehet Meta.

Postimi i Metës 


Lajmi kryesor:

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK merr të pandehur Metën e Kryemadhin! Kreu i PL: Organizatë në shërbim të verbër të Ramës


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?