Përbalja e Angela Carinit dhe Imane Khelif

U mposht nga një 'mashkull biologjik', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

2 Gusht, 10:00| Përditesimi: 2 Gusht, 13:42

  • Share

Boksierja Angela Carini, 25 vjeç, është ende e shokuar pas përballjes me një "mashkull biologjik" në Olimpiadën e Parisit. Përballja e saj me alergjianen Imane Khelif, ka ndezur polemikat, ndërsa Carini thotë se nuk arrinte të merrte frymë pas goditjes që e bëri të tërhiqej nga loja pas vetëm 46 sekondave.

“Kam marrë shumë goditje, por jo si këtë radhë. Nuk arrija dot të merrja frymë kur u godita dhe vendosa ta lë ndeshjen në mes. Unë jam një luftëtare, por kur mora goditjen në hundë po pyesja veten me kë po përballem. Nuk kisha pësuar kurrë goditje të tilla”, tha ajo.

Në fund, një deklaratë edhe më e trishtë, pasi u rrah brutalisht në ring nga një “mashkull biologjik”.

“Tani i them lamtumirë boksit”, njoftoi ajo. Trauma e 25-vjeçares mesa duket është aq e rëndë, sa ka vendosur të mos ngjitet më në ring.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?