Foto ilustruese

Kronikë

U ndal Vettingu pas dorëheqjes, Komioneri Publik tërheq ankimin për prokurorin e Krujës

1 Korrik 2018, 18:20| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 18:44

  • Share

Komisioneri Publik pas ankimit për ndalimin e vettingut për prokurorin tashmë në pension të krujës Sulejman tota, bën një hap pas duke tërhequr dhe ankimin. Kërkesa për të tërhequr ankimin e bërë nga Komisioneri Publik është prezantuar në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit dhe më datë 10 korrik 2018 do të shyqrtohet në dhomë këshillimi.

Komisioneri Publik është institucioni që mbron interesat e publikut në procesin e Vettingut dhe ankimon çdo vendim siç dhe në rastin e zotit Tola të cilit ju ndal vetting pas dorëheqies që ai bëri për shkak të pensionit.

Me vendimin numër 4 më 23 mars Vettingu për Tolën u ndal, por komisioneri publik kërkoi të rihapet ky proces dhe pas më shumë se 2 muaj po komisionerët janë tërhequr nga kjo kërkesë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?