Roma fitoi 1-0 kundër Monzës për raundin e nëntë në Serie A. Në "Olimpico" vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të. Në minutat shtesë, trajneri i Romës, Jose Mourinho bëri Jose Mourinhon, duke u përplasur me fjalë me stafin e kundërshtarëve dhe duke dalë me karton të kuq. Javën që vjen, portugezi nuk do e drejtojë ekipin nga stoli në transfertën kundër Interit.
"Më përjashtuan për heshtjen e pankinës së Monzas, por nuk ofendova askënd. Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Monza dhe njerëz pa përvojë na thanë fjalë të këqija. Sot i vetmi stoli që bëri një shfaqje fantastike dhe i bëri presion arbitrit ishte i tyre. A jam penduar që nuk jam në stol kundër Interit? Si të gjitha herët që nuk jam aty…", u shpreh trajneri portugez.
Më pas portugezi u ndal edhe te loja e të tijve, me Mourinon që tha se ishin dobët.
"Ata nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen. Jam shumë i lumtur për tri pikët, e pashë ekipin në vështirësi teknike, vuajtëm fizikisht, me Paredes dhe lojtarë të tjerë. Mundëm një ekip me lojtarë të mirë dhe një trajner të mire. Zhvilluam një lojë në nivel të ulët teknik, por me emocione të forta",tha Mourinho.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Milanin me golin e Locatellit, Roma i falet El Shaarawy! Marvin Çuni fiton penallti në Serie A
S.Dh/ReportTv.al