GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Milanin me golin e Locatellit, Roma i falet El Shaarawy! Marvin Çuni fiton penallti në Serie A

22 Tetor 2023, 22:55| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 12:26

  • Share

Serie A e futbollit është në raundin e nëntë. Këtë të diel gjithçka filloi në orën 12:30, me Romën që fitoi 1-0 me Monzën në fundin e ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni fitoi penallti për Frosinonen, me këta të fundit që humbën 2-1 në transfertën e Bolognas. Kryendeshja e javës u vendos nga Locatelli, me Juventusin që mundi 0-1 Milanin në "San Siro".

Në stadiumin "Olimpic", Roma fitoi 1-0 në shtëpi kundër Monzës. Për javën e nëntë në Serie A vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë solli edhe golin, me sulmuesin e kombëtares së Italisë që shkarkoi të djathtën duke e ndalur sferën në rrjetë. Pas fërshëllimës së arbitrit, trajneri i Romës, Jose Mourinho doli me karton të kuq pasi ironizoi dhe u përplas me stafin e miqve nga "Brianteo". Me këtë sukses Roma ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim me 14 pikë. Monza me 12 pikë zbret në vendin e 11-të.

Në "Renato Dall'Ara", Bologna vendase fitoi 2-1 me Frosinonen. Për javën e nëntë në Serie A, emrin te protagonistët e këtij takimi e shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni. 22-vjeçari u fut në fushë në minutën e 56-të, teksa pas shtatë minutash fitoi penallti për të tijtë, kthyer në gol nga Soule. Paçka penalltisë të kthyer në gol nga Frosinone, vendasit e Cagliarit fituan falë golave të Ferguson dhe De Silvestri në pjesën e parë.

Kryendeshja e javës së nëntë në Serie A foli për Juventusin. "Zonja e Vjetër" mundi 0-1 në "San Siro" skuadrën e Milanit, me golin e një ish-i si Locatelli. Pjesa e parë ishte më mirë për Milanin, paçka se rastet në portat respektive ishin me pikatore. Minuta e 40-të vendosi shumë për këtë përballje, pasi Thiaw la kuqezinjtë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar te Kean. Në pjesën e dytë rolet ndryshuan dhe bardhezinjtë nga Torino shfrytëzuan avantazhin numerik. Duhej perla e Locatellit nga afro 30 metër për të ndëshkuar Miranten, kjo edhe falë një devijimi të mbrojtjes së vendasve. Minutat e mbetura u kontrolluan nga Juve, me Milanin që u duk i pafuqishëm. Në fund Miretti dhe Vlahovic u ndalën nga Mirante, që shpëtoi të tijtë nga goli i dytë. Minuta e 90+5 solli edhe kartonin e verdhë për Allegrin, me trajnerin e Juves që më shumë se për protestë ishte i nxehur me të tijtë që nuk po shënonin golin e dytë për të mbyllur takimin. Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 20 pikëve po në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani i vendit të dytë. Interi me 22 pikë kryeson Serinë A pas javës së nëntë.

Serie A - java e 9-të, e diel:

12:30 Roma 1-0 Monza

15:00 Bologna 2-1 Frosinone

15:00 Salernitana 2-2 Cagliari

18:00 Atalanta 2-0 Genoa

20:45 Milan 0-1 Juventus

Renditja:

Ora 22:49
VIDEO/ Goli nga një ish-lojtar, Juventusi mund 0-1 Milanin në 'San Siro'! Bardhezinjtë presion kreut në Serie A

Kryendeshja e javës së nëntë në Serie A foli për Juventusin. "Zonja e Vjetër" mundi 0-1 në "San Siro" skuadrën e Milanit, me golin e një ish-i si Locatelli. Pjesa e parë ishte më mirë për Milanin, paçka se rastet në portat respektive ishin me pikatore. Minuta e 40-të vendosi shumë për këtë përballje, pasi Thiaë la kuqezinjtë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar te Kean. Në pjesën e dytë rolet ndryshuan dhe bardheiznjtë nga Torino shfrytëzuan avantazhin numerik. Duhej perla e Locatellit nga afro 30 metër për të ndëshkuar Miranten, kjo edhe falë një devijimi të mbrojtjes së vendasve. Minutat e mbetura u kontrolluan nga Juve, me MIlanin që u duk i pafuqishëm. Në fund Miretti dhe Vlahovic u ndalën nga Mirante, që shpëtoi të tijtë nga goli i dytë. Minuta e 90+5 solli edhe kartonin e verdhë për Allegrin, me trajnerin e Juves që më shumë se për protestë ishte i nxehur me të tijtë që nuk po shënonin golin e dytë për të mbyllur takimin. Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 20 pikëve po në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani i vendit të dytë. Interi me 22 pikë kryeson Serinë A pas javës së nëntë.

Ora 22:17
U ndëshkua me karton të kuq, Mourinho sqaron debatin: Monza s'e meritoi humbjen, Roma ishte keq (VIDEO)

Roma fitoi 1-0 kundër Monzës për raundin e nëntë në Serie A. Në "Olimpico" vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të. Në minutat shtesë, trajneri i Romës, Jose Mourinho bëri Jose Mourinhon, duke u përplasur me fjalë me stafin e kundërshtarëve dhe duke dalë me karton të kuq. Javën që vjen, portugezi nuk do e drejtojë ekipin nga stoli në transfertën kundër Interit.

"Më përjashtuan për heshtjen e pankinës së Monzas, por nuk ofendova askënd. Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Monza dhe njerëz pa përvojë na thanë fjalë të këqija. Sot i vetmi stoli që bëri një shfaqje fantastike dhe i bëri presion arbitrit ishte i tyre. A jam penduar që nuk jam në stol kundër Interit? Si të gjitha herët që nuk jam aty…", u shpreh trajneri portugez.

Më pas portugezi u ndal edhe te loja e të tijve, me Mourinon që tha se ishin dobët.

"Ata nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen. Jam shumë i lumtur për tri pikët, e pashë ekipin në vështirësi teknike, vuajtëm fizikisht, me Paredes dhe lojtarë të tjerë. Mundëm një ekip me lojtarë të mirë dhe një trajner të mire. Zhvilluam një lojë në nivel të ulët teknik, por me emocione të forta",tha Mourinho.

Ora 17:08
Shtatë minuta në fushë, Marvin Çuni fiton penallti në Serie A! Bologna fiton me Frosinonen (VIDEO)


Në "Renato Dall'Ara", Bologna vendase fitoi 2-1 me Frosinonen. Për javën e nëntë në Serie A, emrin te protagonistët e këtij takimi e shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni. 22-vjeçari u fut në fushë në minutën e 56-të, teksa pas shtatë minutash fitoi penallti për të tijtë, kthyer në gol nga Soule. Paçka penalltisë të kthyer në gol nga Frosinone, vendasit e Cagliarit fituan falë golave të Ferguson dhe De Silvestri në pjesën e parë.

Ora 17:06
VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Roma mposht Monzën 1-0 në 'Olimpico'! Mourinho merr karton të kuq

Në stadiumin "Olimpic", Roma fitoi 1-0 në shtëpi kundër Monzës. Për javën e nëntë në Serie A vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë solli edhe golin, me sulmuesin e kombëtares së Italisë që shkarkoi të djathtën duke e ndalur sferën në rrjetë. Pas fërshëllimës së arbitrit, trajneri i Romës, Jose Mourinho doli me karton të kuq pasi ironizoi dhe u përplas me stafin e miqve nga "Brianteo". Me këtë sukses Roma ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim me 14 pikë. Monza me 12 pikë zbret në vendin e 11-të.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?