Në stadiumin "Olimpic", Roma fitoi 1-0 në shtëpi kundër Monzës. Për javën e nëntë në Serie A vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë solli edhe golin, me sulmuesin e kombëtares së Italisë që shkarkoi të djathtën duke e ndalur sferën në rrjetë. Pas fërshëllimës së arbitrit, trajneri i Romës, Jose Mourinho doli me karton të kuq pasi ironizoi dhe u përplas me stafin e miqve nga "Brianteo". Me këtë sukses Roma ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim me 14 pikë. Monza me 12 pikë zbret në vendin e 11-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Milanin me golin e Locatellit, Roma i falet El Shaarawy! Marvin Çuni fiton penallti në Serie A
S.Dh/ReportTv.al