Locatelli pas golit

VIDEO/ Goli nga një ish-lojtar, Juventusi mund 0-1 Milanin në 'San Siro'! Bardhezinjtë presion kreut në Serie A

22 Tetor 2023, 22:49| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 22:50

  • Share

Kryendeshja e javës së nëntë në Serie A foli për Juventusin. "Zonja e Vjetër" mundi 0-1 në "San Siro" skuadrën e Milanit, me golin e një ish-i si Locatelli. Pjesa e parë ishte më mirë për Milanin, paçka se rastet në portat respektive ishin me pikatore. Minuta e 40-të vendosi shumë për këtë përballje, pasi Thiaë la kuqezinjtë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar te Kean. Në pjesën e dytë rolet ndryshuan dhe bardheiznjtë nga Torino shfrytëzuan avantazhin numerik. Duhej perla e Locatellit nga afro 30 metër për të ndëshkuar Miranten, kjo edhe falë një devijimi të mbrojtjes së vendasve. Minutat e mbetura u kontrolluan nga Juve, me MIlanin që u duk i pafuqishëm. Në fund Miretti dhe Vlahovic u ndalën nga Mirante, që shpëtoi të tijtë nga goli i dytë. Minuta e 90+5 solli edhe kartonin e verdhë për Allegrin, me trajnerin e Juves që më shumë se për protestë ishte i nxehur me të tijtë që nuk po shënonin golin e dytë për të mbyllur takimin. Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 20 pikëve po në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani i vendit të dytë. Interi me 22 pikë kryeson Serinë A pas javës së nëntë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Milanin me golin e Locatellit, Roma i falet El Shaarawy! Marvin Çuni fiton penallti në Serie A


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?