U ndryshonte produkteve ushqimore datën e skadencës, në pranga 62 vjeçari! Vaj ulliri dhe djath me datë të falsifikuar dhe të rrezikshme (FOTO)

4 Mars 2021, 09:58| Përditesimi: 4 Mars 2021, 15:30

  • Share

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, të cilat i shiste si produkte bio.

Është arrestuar Mihail Kote, 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në biznesin e tij u konstatua se kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Kotes ia janë sekuestruar një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, produkte të cilave i kishte falsifikuar datën e skandencës.  Ndërkohë që djathin e lopës ua shiste si djath dhie. Ai kishte bërë gati vaji me paketim 1 litër dhe 750 ml për t'i hedhur në treg me mbishkrimin 'vaj bio nga ullinjtë e Sarandës'

Mësohet se  përmes subjektit 'Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, Kote falsifikonte gjithçka dhe e tregtonte jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohej e grihej, për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. Mbi Mihail Koten tashmë rëndojnë akuzat për 'mashtrim', 'mospagim taksash dhe tatimesh' dhe 'fshehje të ardhurash'.

Ora 13:14
U ndryshonte ushqimeve datën e skadencës/ Radovani: Çështja i ka kaluar Prokurorisë! Produktet do tërhiqen nga tregu (VIDEO)

Përgjegjëse e AKU, Pamela Radovani ka bërë me dije se kjo sasi e mallit të skaduar që ndodhet në magazinën në pronësi të Mihal Kotes, është bllokuar e ndërsa është shprehur se çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.  Në një intervistë për Report TV, ajo është shprehur se gjatë kontrollit në magazinë i janë gjetur 10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 ton djathë të bardhe lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku. Nëpërmjet gjurmueshmërisë, do të shkohet në supermarkete apo tregjet ku ky mall është shpërndarë dhe do të tërhiqet nga tregu.

"10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 ton djathë të bardhe lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku, këto kanë qenë produkte ushqimore që u janë gjendur pa plotësuar kushtet, janë bllokuar këto sasi malli, janë marrë mostra, çështja i ka kaluar prokurorisë dhe është në shqyrtim të mëtejshëm, jemi në pritje të testeve laboratorike, malli është i bllokuar në ambientet e biznesit, nga tregjet do të tërhiqet nga inspektorët dhe njoftimit që do u bëhet qytetarëve duke ndjekur dhe gjurmueshmërinë e produktit. Diskutohet për afatet e produkteve, për certifikimin e origjinës, nëse janë ndjekur detyrimet ligjore, janë një mori çështjeh që do diskutohen", ta ajo.

Ora 12:53
Tregtoheshin ushqime të falsifikuara dhe të rrezikshme, sekuestrohen tonelata prodhime bulmeti dhe të tjera! Zbulohen magazinat që mbaheshin në Tiranë

Në  foto janë magazinat ku mbante materialet 62-vjeçari Mihal Kote, i cila ka rënë në prangat e policisë, u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, por edhe i prodhonte ato në kushte shumë të rrezikshme për shëndetin.

Mësohet se policia ka sekuestruar në këto magazina 10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 tonë djathë të bardheë lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku etj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/03/2021 01:42

    Akuzave duhet t'ju shtohet dhe rrezikim i jetes te konsumatorit.

    Përgjigju
  • CaBone: 04/03/2021 20:04

    Ky do var ne mes te Tirones. Shpirt zi ktiminel. Manjak kafsh. Njeri i oa shpirt. Vetem lek e ka mendjen.

    Përgjigju
  • Sabri: 04/03/2021 19:56

    Hajdeni dhe ketu tek parku mallrave nga ana e shkolles Halim Xhelo ne Vlore se po bejne sallam me mish qeni

    Përgjigju
  • Lenc Rexho(Idrizi): 04/03/2021 16:56

    Ne burg te kalbet ky palaco

    Përgjigju
  • Patrioti: 04/03/2021 15:57

    Ky Mihal Kote pak e ka burgun. Helmuan njerzit me produkte te skaduara.

    Përgjigju
  • E faktuar: 04/03/2021 15:52

    Por per ilacet Qe ja nderrojn daten sa here duan cabohet? Ka njeri pergjigje per kete?

    Përgjigju
  • raul: 04/03/2021 15:44

    Hekrat ne zyre dhe drejtorit te Aku Sarande ,cfare pritni apo te ike jashte. Ai e ka lejuar kete perbindesh te beje kete akt vrases per qytetaret.

    Përgjigju
    • luar: 04/03/2021 18:50

      O RIKA PO PUNISHTEN E KE TIRANE... KY DUHET AKUZUAR PER HELMIM NE MASE....DHE PER TENTATIV VRASJE PERMES HELIMIT ME PRODUKTE USHQIMORE, VEPER E KRYER ME PARAMENDIM... DHE CDO TJETER SI KY RASTE, TOLERANCA NR.0

  • jani: 04/03/2021 14:30

    ne na ngeli per te vendosur pa shtet jemi ne

    Përgjigju
    • Loni: 04/03/2021 20:28

      Fix lale komenti

  • Konsumatori: 04/03/2021 14:28

    Bravo STOPit se as per tu zbuluar ndryshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?