U ndryshonte ushqimeve datën e skadencës/ Radovani: Çështja i ka kaluar Prokurorisë! Produktet do tërhiqen nga tregu (VIDEO)

4 Mars 2021, 13:14| Përditesimi: 4 Mars 2021, 13:21

  • Share

Përgjegjëse e AKU, Pamela Radovani ka bërë me dije se kjo sasi e mallit të skaduar që ndodhet në magazinën në pronësi të Mihal Kotes, është bllokuar e ndërsa është shprehur se çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.  Në një intervistë për Report TV, ajo është shprehur se gjatë kontrollit në magazinë i janë gjetur 10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 ton djathë të bardhe lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku. Nëpërmjet gjurmueshmërisë, do të shkohet në supermarkete apo tregjet ku ky mall është shpërndarë dhe do të tërhiqet nga tregu.

"10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 ton djathë të bardhe lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku, këto kanë qenë produkte ushqimore që u janë gjendur pa plotësuar kushtet, janë bllokuar këto sasi malli, janë marrë mostra, çështja i ka kaluar prokurorisë dhe është në shqyrtim të mëtejshëm, jemi në pritje të testeve laboratorike, malli është i bllokuar në ambientet e biznesit, nga tregjet do të tërhiqet nga inspektorët dhe njoftimit që do u bëhet qytetarëve duke ndjekur dhe gjurmueshmërinë e produktit. Diskutohet për afatet e produkteve, për certifikimin e origjinës, nëse janë ndjekur detyrimet ligjore, janë një mori çështjeh që do diskutohen", ta ajo.


Lajmi kryesor:

U ndryshonte produkteve ushqimore datën e skadencës, në pranga 62 vjeçari! Vaj ulliri dhe djath me datë të falsifikuar dhe të rrezikshme (FOTO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?