VLORË- Tre të rinj rrezikuan të mbyteshin në detin e Vlorës pasi u nisën me gomone dhe i kapi stuhia. Ata qëndruan për 5 orë në det të hapur, ndërsa u pikasën nga policia kufitare në plazhin e Lukovës.
Më pas në shërbim të tyre u vu policia kufitare dhe roja bregdetare, që ata të mbërrinin shëndoshë e mirë në tokë. Policia e Vlorës akoma nuk ka një komunikim për këtë rast. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq që pushtoi gjithë vendin ditën e sotme, edhe pse tre të rinjtë nuk janë bindur.
Komento