Pamje pranë spitalit të Vlorës

Kronikë

U paraqit në spital i plagosur në të dyja këmbët me armë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, nuk tregoi rrethanat e ngjarjes! Në kërkim autori 18-vjeçar

27 Maj 2021, 13:28| Përditesimi: 27 Maj 2021, 17:59

  • Share

Ergys Likaj, 39-vjeçarin, i cili pasi u përfshi në një sherr, u plagos në të dyja këmbët më armë zjarri dhe u paraqit në spital për të marrë mjekimin e duhur mbrëmjen e djeshme, nuk ka treguar rrethana e ngjarjes dhe si pasojë është vënë në pranga nga policia e Vlorës për “Moskallëzim krimi”.

Policia e Vlorës ka arrestuar edhe K. Xh., për veprat penale “dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes së 39-vjeçarit është identifikuar si Ersiljo Mataj, 18 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e cila degradoi në përdorim arme dhe u përfshinë edhe dy personat e arrestuar nga policia  Vlorës, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Ora 17:55
Plagosja me armë e 39-vjeçarit mbrëmë në Vlorë, autori një 18-vjeçar

Ersiljo Mataj, 18 vjeç, dyshohet se është autori i plagosjes së 39-vjeçarit Ergys Likaj mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 18-vjeçari, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?