Sport

U 'përjashtuan' nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e 'djegin' në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' (VIDEO)

7 Qershor, 16:45| Përditesimi: 7 Qershor, 16:54

  • Share

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë "lojtari i 12-të" që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.

Mungesa në stadium - Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. "Lufta" me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

Gjithsesi TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", konkretisht në lulishten "Vëllezërit Frashëri", ku do jetë një zonë për fansat.


Lajmi kryesor:

Shqipëri-Serbi/ 6 orë festë në Tiranë, ‘vullkani’ kuqezi 'ndez' kryeqytetin me këngë dhe valle popullore (VIDEO)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?