POGRADEC - Është vënë në prangat e policisë Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, i cili ditën e djeshme u përlesh fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, për një rrugë, të cilët e pretendonte të vetën.
Pas konfliktit, policia nisi hetimet dhe zbuloi se Jetmir Muçllari kishte kryer punime ndërtimore pa leje në sipërfaqen e tokës që ai pretendon se është në pronësi të tij. Megjithatë, rezulton se kjo tokë është pjesë e një zone të mbrojtur.
Muçllari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës” dhe “ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.
Mësohet se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë. Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Jetmir Muçllari kishte vendosur një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën. Ky episod siç Report Tv mëson, është raportuar disa herë te autoritetet nga ana e kryeplakut, çka ka sjellë me tej reagimin e ashpër nga pala tjetër, që siç mësohet, konflikti mes tyre është i përsëritur. Në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Tasellari ka deklaruar se nuk ka konflikt pronësie, por ka zbatuar detyrën si kryeplak.
Komente

Njoftoni fadromat qe ti hudhin posht hotelin ketij bishes e ta mbaj me shendet gardhin Un mendova qe arushat e shpellave jan vetem ne male por paska dhe na Poradeci kafsh te tilla
Përgjigju