Kronikë

Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori

17 Janar, 16:59| Përditesimi: 17 Janar, 17:49

  • Share

Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të Vasil Gjikës.  

Burimet thanë se auditimi ka për objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike që solli dëme të konsiderueshme materiale për banorët e Bunecit në Lukovë. Sipas burimeve,  KLSH-ja ka si objekt të kontrollit kompaninë “Energo-Sas” që adminitron këtë strukturë hidrike si dhe institucionet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë funksionimin e HEC-it.

Hidrocentrali i Sasajt në Bunec është në pronësi të ish-deputetit të PD-së dhe biznesmenit të energjetikës Vasil Gjika dhe është ndërtuar 15 vite më parë. Nga të dhënat në Qendren Kombëtare të Biznesit shihet se kompania në fillim ka pasur dy aksionerë por në prill të 2024-ës, Gjika bleu të gjitha aksionet dhe tashmë “Energy-Sas” është 100 për qind në pronësi të tij.

Sa i përket incidentit të rëndë në basenin e hidrocentralit nuk ka asnjë reagim nga kompania. Ndërsa nga institucinet ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila tha se “është shembur muri i ujëmbledhësit, i cili kishte një sasi prej 15.000 metra kub ujë".

Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu  dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laku: 18/01/2025 16:58

    Po e ka siguruar gjysma e te keqes. Po nuo e ka siguruar. Do paguaj nje me nje cdo dem. Shteti me veprimet e tij do tregoj se me ke eshte ne kete ngjarje. Te presim e te shohim Mos harroni se tani nuk harrojne me njerezit kollaj. Se u ka vajtur ne palce.

    Përgjigju
  • Adil: 18/01/2025 10:07

    Ai eshte nje maskara qe ka shpetuar pa u lagur deri tani, po i ka futur duart ne shume pislleqe. Ka Zot t'ia ktheje pergjigjen, uroj t'i kete ardhur radha.

    Përgjigju
  • Eri: 18/01/2025 09:50

    Po dora e sherbimeve sekrete greke?

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 18/01/2025 08:53

    Basil Gjoja? Ai parametri? Difenderti i ish sekretaret te dyte te Pomitetit te Partise te rrethim te Permetit? PO cdo ne Homer e ky ,mo?Si i the Saliu per zbriten shpallet e pallatit:- Vaasilll,ku me prurje,Vasiiil.

    Përgjigju
  • Tamush Qamushi: 18/01/2025 08:29

    Merjani hidrocentralin e konfiskojani kti maskarai tē partis antishqiptare partia wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?