SARANDË- Policia kufitare në Sarandë, ka shpëtuar tre turistë turq pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt. Burimet thanë se 3 persona nga Turqia janë kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, teksa kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.
Efektivat u kanë ofruar ndihmë duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë operacionit të shpëtimit, është tërhequr në vendin e ankorimit edhe veliera që kishte pësuar defekt.
Komento
Keshtu duhej te ishte titulli qe diten e pare, po nuk e kuptova se perse nuk i nxirrni komentet e lexuesve, apo nuk ju vjen per shtat kur ju gjejne gabime?
Përgjigju