Ndoqi dhe qëlloi Orges Bilbilin, polici tregon si ndodhi: Më drejtoi armën...! Lleshaj lule vajzës që u plagos gabimisht; Shpëtoi jetën e një tjetër kalimtari

10 Prill 2020, 18:15| Përditesimi: 10 Prill 2020, 21:09

  • Share

"Më drejtoi një herë armën...hidhe armën, ndal". Këto janë fjalët e efektivit të policisë së Tiranës që qëlloi të shumëkërkuarin Orges Bilbili duke e plagosur, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar pas thirrjes. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pasditen e sotme takoi efektivin hero, që ndoqi dhe plagosi duke neutralizuar Bilbilin, që kërkohet për disa ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate në Lushnje.

Më pas ministri vizitoi në spital qytetaren me inicialet M.P. e cila u plagos rastësisht, pasi ishte në vendin e ngjarjes në atë moment paraditen e sotme te zona e Xhamllikut. 'Erdha të jap këtë tufë lule që kjo ditë të mos kalojë si ditë e keqe kujtese, të gjithë kujdesin e mjekëve e ke këtu. E ka thënë Zoti që ka kaluar me kaq dhe uroj ta kalosh shpejt" i tha ministri. Vajza që mbeti e plagosur u shpreh se "s'e mora vesh ca ishte". Ndërsa zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, referuar vajzës që mbeti e plagosur gabimisht tha se "ka shpëtuar jetën e një tjetri që e ka shtyrë".

Për ministrin e Brendshëm policia tregoi zgjuarsi, vigjilence, përgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. "Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend. Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, përgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë" tha Lleshaj.

Komento

Komente

  • Xhulio: 11/04/2020 01:24

    Keto komentuesit qe vetem dine te hane, JU E DONI SI NE AMERIKE. TA Q NONEN POLICI NE AMERIKE, TE QELLON NE ORGANE VITALE, JO NE KEMBE. Polici ka ber nje veprim prej profesionisti dhe guximtar dhe pse paga eshte shume qesharake. Kjo eshte polici dhe jo ato qe shkojn sa me marr rrogen. Respekt per Pokicin e Shigjetave (jane vertet elite). Bravo cuna. Gjithashtu shpresoj zonja e plagosur ta kaloj sa me shpejt!

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 19/04/2020 18:41

      Ketu ne Los Angeles po pate arme dhe nuk e jesh ne toke. O none o none ,ta bojm trupin vrima vrima qe do te duhet nje jave te indentifikosh kush je. Po ngrejte armen e ke ngrejt kundra shtetit daku. Respekte dhe perulje per policat e ndershem ne Shqiperi

    • Loti: 11/04/2020 22:57

      Amerike leshi, në NY policin e qelljon me grusht ne fytyre e s e nxorri kush koburen.

  • sali: 10/04/2020 21:07

    Po mire cfare lloj soji njerezish jeni juve,Dhe nje xhest human qe behet si kudo ne bote ju i vini 100 bishtra nga mbrapa.Soj i poshter,Kur skeni per te bere hajer,

    Përgjigju
  • Bes: 10/04/2020 20:47

    Leri tufat me lule po jepi demshperblim asaj se e ka plagos shteti jepi leket dhe uroj ishalla e kalo pa pasoja. Ati policit hero ti behet hetim administrativ ka qen apo jo ne kushtet e vetmbrojtjes se mos ka kap sedra gjat ushtrimit te detyres se eshte problem. Se ai qe do me te vra ta shkrep sa e nxjer nuk te ben hartim prekes mos u afro se te vrava mos me ndiq andej ktej.

    Përgjigju
    • Klajdi: 11/04/2020 09:00

      E deshet ju plumbin ne koke jur ropqira qe komentoni pro policis.se atje eshte motra jone qe u plagos per 1 fjal pse sndalove .ai polic ropqir do e bej shtetin pse kish arem ? Ai e ka per hallet e veta jo per ti mare jeten popullit.ju qe komentoni jeni me negativ ju e doni plumbin

    • Bxx: 11/04/2020 07:51

      Ty bythqire lulishte qe te ardhka keq per kriminelin beje dhe ti nje gjest te atill se ne vrim te bythes e ke pwr ta mar plumbin jo ne kembe

    • Kafsha: 11/04/2020 00:05

      Injorant, ha bukë dhe fli se s je për këto pune ti

  • tirona: 10/04/2020 20:15

    z. minister ne vendt te buqetes me lule sot asaj mund ti shkonin kurora mbi arkivolin e saj, prandaj pervisuni pens , nxirrni ligje qe ne te tilla raste eshte apo nuk eshte kriminel , kur I nxiret arma policit , ai duhet eleminuar me vdekje menjehere pa paralajmerim , se muhd te kemi viktime adhe policing edhe shtetasit e tjre qe mund te marrin ndonje plumb qorr

    Përgjigju
    • Per kafshen: 11/04/2020 05:04

      Neni 5 Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren: a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq; b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve Ligji e thot qe sduhet te qelloj.ke par ti qe policia neper bot kur rrezikohet civili negocion e nuk qellon.edhe ne usa ku po i nxore armen policit ha koqen e plumit perseri polici nuk qellon kur ka afer persona te pafajshem sepse detyra e tyre esht te shoetoj jete e jo te rrezikoj jetet e qytetareve te pafajshem sic ka ber ky kungulli qe ka gjuajtur pa mar oarasysh ku shkojn plumat.dhe si perfundim i shko leshi ne spital te plagosures se e din qe e ka dhjer polici

    • Kafsha: 11/04/2020 00:09

      O injorant polici e bëri detyren edhe sikur ta vriste ndonje plumb prap do shkonte tek kalimtarja. Si ta vriste si ta plagoste kriminelin plumbat qe dalin nuk kontrollohen kë kapin të tjerë. Dmth ti bie brenda me kembet e tua

  • Klo: 10/04/2020 20:13

    Jepini leket policit se ka me ju vra zoti

    Përgjigju
  • lavdosh: 10/04/2020 20:04

    Per te gjithe ju qe cdo gje e politizoni: ministri po bene gjene e duhur. Ka patur perdorim arme nga Polici (a) dhe 2 te plagosur Sipas procedurave, do behet nje investigim dhe vetem pas hetimeve nxirren konkluzione Ky rast perfundoi mire (vetem plagosje) dhe arestim te nje te superkerkuari. Po sikur te kishte viktima dhe personi ne fjale te ishte nje djale i zakonshem me nje pistolete lodre ne dore? Cfare do thoshim Lereni institucionet te bejne punen a tyre

    Përgjigju
  • Besi: 10/04/2020 19:59

    Po si nuk ke turp mor minister palaco tu dalesh para popullit kur deshtuan gjitha strukturat e shtetit ne kapjen e nje krimineli mes Tiranes.Ja dhe 50 mij € policit?Sa veta shkarkove sot si te paafte ne ministri?Apo do shkarkosh policin se ju kapi kriminelin qe mbroni ju?Ky eshte hero i vertet,ky edhte sherbetor i popullit qe u perball me kriminelin e mbrojtur nga shteti.Hallall rroga dhe 50 mij eurot o hero.

    Përgjigju
  • Nona: 10/04/2020 19:49

    Gruaja e plagosur thote s'e mora vesh çfarei ndodhi, por shefi i policise thote se ajo u plagos ngaqe shtyu tjetrin qe te shpetonte ky tjetri... Ec e merre vesh cfare ndodhi vertet!

    Përgjigju
  • Populli: 10/04/2020 19:16

    Z Minister polici ka bere detyren dhe duhet me patjeter qe duhet dekoruar te tille police I duhen policise shqiptare ,ne cdo vend te botes po te ndodhte polici do ishte shpallur HERO atehere perse nuk behet ketu z Minister ?

    Përgjigju
    • Eri: 10/04/2020 20:03

      Nuk i duhen ketij ministri e kesaj qeverie heronj si ky polic o zoteri.Ne mes Tiranes i armatosur dhe ne katantine krimineli e dinte mir qe mbrohej nga vet shteti.Nuk mendonte se do dilte nje polic hero qe ben detyren dhe nderon uniformen qe ta arrestonte.Ky eshte shteti ne te cilin jetojm dhe nga i cili duam te ikim te gjith,pervec qeveritarve e krimineleve natyrisht.

  • Pse: 10/04/2020 18:48

    Pse lleshaj asnje falenderim policit pse po me duket mua i merzitur lleshaj ketu fjen ere e keqe nje bravo te madhe trimit polic

    Përgjigju
    • Ligji: 11/04/2020 05:06

      Pseja jote ka nje oergjigje te thjesht.polici ka tejkaluar perdorimin e forces dhe ka ven ne rrezik jeten e qytetareve te pafajshem me veprimin e tij Neni 5 Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren: a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq; b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Pika b ta tregon pse esht ministri i merzitur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?