(Foto: Sherri në Palasë)
Personi që është goditur me sende të forta dhe është rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Vlorës rezulton të jetë Artur Koçeku, që zyrtarisht ka zgjedhur të vetë quhet Luçiano Koçeku.
Koçeku kohët e fundit jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e lokalit për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Konstantinos Argiros.
Në orët e para të 25 gushtit, Artur Koçeku është konfliktuar me disa persona të tjerë, sipas policisë shkak ka qenë lagia me shampanjë. Kaq ka mjaftuar që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.
Shqiptarja.com mëson se Koçeku ka pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kokës, por pa rrezik për jetën. Pasi ka qëndruar për gati një orë në spital është larguar.
Po kush është Luciano Koçeku?
42 vjeçari i lindur në Bulqizë rezulton të jetë aksioner në disa kompani në Bulqizë por dhe në Tiranë.
Kështu sipas QKB-së Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Po kështu kompania e themeluar në 21 tetor 2022 në Tiranë me kapital themeltar 30 milionë lekë ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te sherbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndertimore,rruge te te gjitha kategorive.
Koçeku rezulton 10% aksione në ‘Ballenja kompani’ që ka marrë koncension për 35 vjet financimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë. Kontrata mban datën 2013. Në këtë projekt ai rezulton dhe administrator së bashku me 2 të tjerë. Në këtë projekt ai rezlulton të jetë administrator së bashku me dy persona të tjerë
Në kompaninë “S G D Energji’ në Bulqizë me objekt të veprimtarisë Prodhim, tregtim, furnizim, energji elektrike Koçeku rezulton të ketë blerë 30% të aksioneve, prej 2018.
Lajmi kryesor:
‘Pse më lag me shampanjë!’ Sherr masiv në resortin luksoz në Palasë, plagoset biznesmeni Luçiano Koçeku! 4 në kërkim, mes tyre Fatmir Bejo, i përfshirë në pengmarrje (EMRAT)
S.G/ReportTv.al