Vendi ku ra skela dhe Imelda Shkëmbi dhe ish-futbollisti Bledi Shkëmbi

Rënia e skelës në Tiranë, mes të plagosurve bashkëshortja e Bledi Shkëmbit! Ish-futbollisti për Report Tv: Do ndjek çdo hap ligjor

23 Janar, 19:20| Përditesimi: 23 Janar, 21:49

  • Share

Rrëzimi i një skele (22 janar) nga një pallat në ndërtim i firmës ‘Arlis’ plagosi dy kalimtarë ditën e djeshme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë.

Mes dy të plagosurve, është edhe bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbit, Imelda. Në një prononcim për Report Tv, Shkëmbi, ish-futbollist i ‘Skëderbeut’ tha se do të ndjekë çdo veprim ligjor ndaj firmës së ndërtimit, për plagosjen e bashkëshortes.

Shkëmbi, pohoi se bashkëshortja ka pësuar fraktura në fytyrë. Ish-futbollisti, aktualisht trajner i Shqipërisë 'U19', tha se gruaja, po kalonte si çdo ditë poshtë godinës 9-katëeshë, nga shtëpia për tek biznesi i tyre që kanë aty pranë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar inxhinierin Zef Kalaj, sipërmarrësin Elton Osmanllari dhe 1 punëtorë të pallatit, Erjon Kanto, në ndërtim në Tiranë.

 

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?