Mes kreut të njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonit dhe Altin Markut rezulton se ka pasur shkëmbin zjarri, teksa të dy u plagosën një ditë më parë. Bëhet me dije se edhe zyrtari i pushtetit vendor ka qenë i armatosur ndërsa në vendngjarje u gjetën 19 gëzhoja. Simonit iu komunikua sot masa e arrestit në Spitalin e Traumës, ndërsa policia nuk e ka gjetur ende armën me të cilën ai ka qëlluar në drejtim të Markut.
Report Tv mëson se zanafilla e konfliktit mes Simonit dhe Markut nis një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral për zgjdhjet e 25-prillit, i cili ishte organizuar nga Besnik Simoni, që mban dhe postin e Kryetarit të Partisë Socialiste për Kallmetin. Në atë kohë ata janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin dhe kjo çështje mes tyre nuk ishte mbyllur, duke sjellë përplasjen me armë mesditen e së premtes në rrugen që lidh Kallmetin me superstraden Lezhë-Shkodër.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 të ditës së djeshme , ku Marku i bëri pritë në mes të rrugës funksionarit lokal, duke qëlluar disa herë brenda makinës me të cilën udhëtonte ai, ndërsa Simoni iu përgjigj po ashtu me të shtëna arme. Fatmirësisht nga përplasja me armë mes tyre nuk pati qytetarë të plagosur. Simoni mori tre plumba dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Marku mori një plagë në krah dhe është dërguar po ashtu te Spitali i Traumës.
Marku u kap 4 orë pas ngjarjes, ndërsa ishte fshehur në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, ku policia gjeti edhe armën me të cilën ai plagosi Simonin.
Simoni dhe Marku akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Tipike sjellje shqiptare. Te zgjedhur vendor, qe jane kontigjente krimi qe rrine te armatosur e nuk pyesin per ligj. U duket vetja zoter e nuk duan t’ia dine per pasojat. Interesi tyre eshte te pasurohen sa me shpejt duke vjedhur e plaçkitur çdo gje qe u del perpara. Si puna e ketij jane 70% e te kryetareve te komunave, Njesive Administrative ne çdo cep te Albanistanit. Rrace neandertali…
PërgjigjuDo vi rama e luli te bej burgun per ju . Turp ne 2022 te ngaterrohemi e vriteni e hyni ne hasmeri per parti politike
PërgjigjuPo nuk pasket pasur hic shenjester te dy... Shpejt ne poligon kur te dilni... Me nje plumb dy zogj pastaj...
Përgjigju