U plagos pas ndërhyri për të shuar një sherr në Himarë, Rama: Respekt për policin Redin Çaushaj

17 Gusht 2023, 15:41| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 15:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e policit, Redin Çaushaj i cili mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Vlorë, ndonëse ishte jashtë shërbimit. Rama ka ndarë një foto ku duken duart e policit, i cili është i shtrirë në spital dhe po mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa krahas saj shkruan respekte për efektivin që ndërhyri për sherrin e rrezikshëm.

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, efektivi u vizitua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi dënim të ashpër për autorin që goditi policin më 15 gusht 2023. Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, por është goditur me thikë në qafë. Autori Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 17/08/2023 20:20

    Redi duhet te shpallet hero, jane te paket ato qe bejne te tilla veprime

    Përgjigju
  • Titi: 17/08/2023 18:40

    Nje tragjedi qe uroj shume te mos ndodhi me

    Përgjigju
  • Geri: 17/08/2023 18:35

    Mirenjohje per kete djale i cili eshte perkushtuar me gjithe shpirt ne punen e tij, Rrespekte te shumta dhe sherim te shpejte

    Përgjigju
  • Babushi: 17/08/2023 18:16

    Prej tejedhe ca e si puna jote ka polic nen dhe o i pa bese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?