Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti viktimë 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër vajzë ende e paidentifikuar.
Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.
Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës/ Dy vajza humbin jetën pas aksidentit të frikshëm, në gjendje të rëndë shoferi 26 vjeçar, emër i njohur për policinë
B.V/ReportTv.al