Akademia e Shkencave, kryetari ak. Skender GJinushi

U premtua se nuk do të kishte largime, drejtorët e Albanologjisë njoftohen në email se janë zëvendësuar, Akademia e Shkencave: ‘I shkarkoi’ VKM-ja e Qeverisë!

11 Janar, 16:52| Përditesimi: 12 Janar, 23:45

  • Share

Dispozita kalimtare e Statutit të Akademisë së Shkencave, në nenin 47  të ndryshuar të saj ku thuhej se “zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore-shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024” u rrëzua që një ditë pas miratimit nga Asambleja e ASH-së. Një njoftim via  email, që u ka shkuar disa nga (ish) drejtorëve të Albanologjisë, u ka njoftuar (pa asnjë paralajmërim apo takim paraprak) se në vendin e tyre janë përzgjedhur tanimë të tjerë emra. Asnjë motivacion në letërnjoftim, ku shtohet se krahas drejtorëve janë zgjedhur edhe këshillat shkencorë (këta të fundit ende s’janë bërë të ditur).

Por, pas ndryshimeve të organikës të Albanologjisë të bëra në heshtje të plotë, cili është shpjegimi që jep Akademia e Shkencave?

“Institutet në përbërje të ASA-s bashkë me hierarkinë sipas VKM-së nr.821 nuk ekzistojnë juridikisht dhe administrativisht. Në këtë kuptim të ligjit, nga një janari nuk ka drejtorë, ka vetëm njësi të përhershme të albanologjisë pranë ASHSH-së”, thuhet nga ana e përfaqësuesve të ASH-së.

Pra, sipas shpjegimit të tyre, “drejtorët e mëhershëm e kanë humbur funksionin që pas hyrjes në fuqi të VKM-së në 1 janar”.

“Institutet- sipas VKM-së transferohen. Drejtorët e mëparshëm në këtë formë e humbasin funksionin me hyrje në fuqi të vendimit. Pra ‘i ka shkarkuar’ VKM-a”, thuhet më tej.

Nga ana tjetër studiuesit e ASA-s shprehën pakënaqësi që ndryshimet në Statut për Albanologjinë bëheshin ende pa u botuar VKM-ja në fjalë (nr.821) në Fletoren Zyrtare, përpos faktit se “Ligji për Shkencën” “ende nuk ekziston, pasi sipas programit analitik të qeverisë drafti i ligjit parashikohet të kalojë në qeveri më së shpejti në katërmujorin e dytë 2024, pra pas pranverës së ardhshme”.

Kujtojmë se pas vendimit të qeverisë për “Mbylljen dhe riorganizimin” e “Akademisë së Studimeve Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave, kryetari i ASH-së Skënder Gjinushi, u shpreh se nuk do të ketë të shkarkuar.


Lajmi kryesor:

Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?