Lorenci dhe Keisi

U rikthen ndjenjat? Lorenci sqaron pas daljes nga Big Brother se çfarë ndjen për Keisi Medinin

9 Prill 2023, 14:46| Përditesimi: 9 Prill 2023, 14:52

  • Share

Lorenc Hasrama menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother nuk kishte si t'iu shpëtonte pyetjeve për Keisi Medinin.

I ftuar në Fun Club, Lorenci sqaroi për publikun nëse brenda shtëpisë iu rikthen ndjenjat për Keisin. Lorenci tha se nuk mendon se ekziston diçka nda ana e askujt.

“Nuk e besoj, as nga ana ime as nga ana e Keisit. Nga ana shoqërore ne jemi miq shumë të mirë”, tha ai.

I pyetur për reagimin e Sabianit, Lorenci tha se nuk është në dijeni se sa informacion ka pasur ai për lidhjen me Keisin.

Lorenci u largua mbrëmë shtëpinë e Big Brother me dëshirën e tij, pasi tha se nuk po duronte dot më.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?