Politikë

'Lufta' brenda PD, Basha iu përgjigjet kritikëve: Do ta keni të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin! Kush u lodh nga beteja jonë, skllav i Ramës e Doshit

12 Maj 2021, 15:46| Përditesimi: 12 Maj 2021, 17:01

  • Share

Në një kohë që anëtari i kryesisë së PD Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën për t'u bërë drejtues i PD duke thënë se sipas tij të gjithë janë rraskapitur nga kryedemokrati Lulzim Basha, ky i fundit i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë nga turi i takimeve në Lezhë, qyteti i dytë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se sipas tij "regjimi Rama-Doshi" nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kanë ngritur së bashku ta përmbysë. Basha iu dha përgjigje zërave që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe marrjen e përgjegjësisë për humbjen e 25 prillit. Duke mirëpritur kritikat brenda PD dhe duke theksuar se do të ketë zgjedhje për kryetarin e kësaj partie, Basha tha se kush është i lodhur nga beteja kundër Ramës, sipas tij ka hequr dorë nga Shqipëria.

“Natyrisht miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë dhe është një shtëpi e madhe ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta, sakrificën dhe lirinë e vetë për shprehjen e mendimit, ka të mirat, gabimet dhe të këqijat e vetes dhe këtu fus këdo duke filluar nga vetja ime. Por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt.

Ndaj, le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktivë, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund.

Ju e keni patur dhe shumë shpejt do ta keni përsëri të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit tuaj me votë, por tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek mobilizimi i çdo energjie të demokratëve, të mbështetësve tanë të atyre që na besuan pavarësisht nëse janë apo jo votues tanë për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se për ne ditët e tyre janë të numëruara. Ne nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur, asnjë formë, asnjë mënyrë, asnjë hapësirë pa çliruar energjinë e jashtëzakonshme dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim.

Kush është i lodhur nga kjo betejë ka hequr dorë nga Shqipëria, ka hequr dorë nga demokracia, është kthyer vetvetiu në një skllav të Edi Ramës, Tom Doshit, Arben Ndokës me shokë. Kush është lodhur nga kjo betejë është dorëzuar dhe pranon që fatin e familjes së vet, fatin e fëmijëve të vet t’ia dorëzojë atyre të cilët në familjen tonë nuk do t’i qasnim kurrë. Përfundimi i kësaj beteje është i pashmangshëm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë”, tha Basha.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Lezhë, Basha e cilësoi si të pabarabartë garën e 25 prillit, megjithatë theksoi se ata ia dolën në këtë zonë.

Që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani. Më pas kërkesa p[ër largimin e Bashës u pasua nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë.  

Komento

Komente

  • Iris: 13/05/2021 02:48

    Mire Rama,po me Doshin c'pati?! S.d.q,z.Basha duhet t'a marresh me pozitivitet rezultatin:ne kuvend u kthyhet,rezultatin e meparshem e permiresuat.Per tere ato gjera qe keni bere,qe mund te kishit pasoja me drejtesine,mendoj qe votuesit ju kane trajtuar shume mire.Ju u vetedogjet nga budallalleku juaj e prape votuesit,ju falen e ju ndihmuan te ringriheshit.A nxorret ndonje mesim prej kesaj?

    Përgjigju
  • likja: 12/05/2021 20:19

    Nuk merret fitorja ne tavoline ti o bash ke fituar nga 46 mandate ke marre 59 ke bere perparim

    Përgjigju
  • Po mire edhe llafollogjia pune më vete eshte: 12/05/2021 17:24

    Ketij i kane mbetur fjalet dhe Rames veprat.

    Përgjigju
  • O tej: 12/05/2021 16:45

    O Lulush bibilush e hengre sallamin?..... hajt per hajer.,

    Përgjigju
  • Beni: 12/05/2021 16:01

    Exemplar per ato qe thote.Si ka mundesi qe ky eshte kryetar i Pd-es?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?