Mjeti lundrues që u rrezikua gjatë lundrimit në det

Kronikë

Vlorë/ U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia u shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë

25 Gusht, 19:36| Përditesimi: 25 Gusht, 19:52

  • Share

Policia Kufitare e Vlorës u shkoi në ndihmë ditën e sotme disa pushuesve që u rrezikuan në det gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.

'Pas marrjes së njoftimit se, rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkonte ndihmë pasi mjeti i tij lundrues kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në mënyrë të sigurt në breg dhe rimorkimin e jahtit në Portin e Limionit.

Pas marrjes së njoftimit se, në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në bordin e një mjeti lundrues po rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës', njoftoi sot policia. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?