Kronikë

U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për gati 17 orë, zjarrfikësit i shkojnë në ndihmë të moshuarit në Vlorë! Jeton i vetëm dhe në mjerim (VIDEO)

28 Shtator, 13:58| Përditesimi: 28 Shtator, 16:49

  • Share

Një moshuar në Vlorë është shpëtuar nga zjarrfikësit pas 16-17 orëve që ishte rrëzuar.

Pas rrëzimit, i moshuari nuk ka mundur që të lëvizë deri në momentin që shërbimi i zjarrfikëses ka mbërritur në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikëset pasi kanë dëgjuar thirrjet e moshuarit për ndihmë. Ai jeton i vetëm ndërsa nga pamjet e publikuara nga Policia e Vlorës shihet gjendja e rëndë e banesës ku i moshuari jeton.

Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve

K.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?